TEB
02LAJME

Shkolla e Mesme “Arkitekt Sinani” reagon ndaj raportimeve për diplomat false: Ne kemi kërkuar hetim, titujt medial ishin të deformuar

Shkolla e Mesme “Arkitekt Sinani” ka reaguar ashpër ndaj disa raportimeve mediatike që e lidhin atë me çështjen e diplomave false, duke i cilësuar si tendencioze dhe të pabazuara.

Roadside

Në një deklaratë zyrtare, kolektivi i shkollës shpreh indinjatë për mënyrën se si është trajtuar kjo çështje nga disa media, duke dëmtuar imazhin e institucionit dhe të drejtorit, Sami Rama.

TEB

Sipas reagimit, drejtori i shkollës ka qenë i pari që ka kërkuar hetime nga Inspektorati i Arsimit dhe ka bashkëpunuar plotësisht për të zbardhur rastin.

Për më tepër, ai ka deklaruar publikisht se është i shqetësuar për këtë situatë dhe nuk ka asnjë lidhje me falsifikimet. Shkolla thekson se nuk mban përgjegjësi për diplomat e lëshuara jashtë institucionit të saj, pasi ato nuk kanë asnjë bazë ligjore.

Deklarata e plotë:

REAGIM NDAJ TITULLIT DEFORMUES DHE NJOLLËS NDAJ INSTITUCIONIT TONË

Shkrimi joprofesional, i dëmshëm dhe me qëllimkeq.
Ne, kolektivi i shkollës së mesme “Arkitekt Sinani” në Mitrovicë, shprehim indinjatën tonë ndaj mënyrës se si disa media kanë raportuar mbi çështjen e diplomave false, duke shtrembëruar realitetin dhe duke synuar të dëmtojnë imazhin e institucionit tonë dhe të drejtorit, z. Sami Rama.

Titulli i publikuar është tendencioz dhe i pabazuar, pasi vetë raportimi i mediave tregon qartë se z. Rama ka qenë i pari që ka kërkuar hetime nga Inspektorati i Arsimit dhe ka bashkëpunuar plotësisht për të zbardhur këtë rast. Për më tepër, ai ka theksuar publikisht se është i shqetësuar për këtë situatë dhe nuk ka asnjë lidhje me falsifikimet. Diplomat e tilla nuk kanë bazë ligjore, prandaj shkolla jonë nuk mban asnjë përgjegjësi për diplomat e lëshuara jashtë institucionit tonë.

Ne i bëjmë thirrje mediave që të raportojnë me përgjegjësi dhe profesionalizëm, duke mos dëmtuar punën dhe imazhin e një institucioni që ka dhënë rezultate të jashtëzakonshme në arsim. Drejtori ynë dhe kolektivi i mësimdhënësve janë të përkushtuar për të ofruar një arsim cilësor dhe të ndershëm për nxënësit tanë, dhe nuk do të lejojmë që reputacioni i shkollës të dëmtohet nga tituj të pavërtetë.

Ftojmë organet e drejtësisë të vazhdojnë hetimet për identifikimin e përgjegjësve të vërtetë të këtij skandali. Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë dhe të ofrojmë dokumentacionin e nevojshëm për këtë çështje. Ndërkohë, ne do të vazhdojmë të punojmë me ndershmëri dhe përkushtim.

Me respekt,
Kolektivi i Shkollës së Mesme “Arkitekt Sinani” – Mitrovicë

Koha