Pellini
02LAJME

Shkollën “Fazli Greiçevci” e merr uji

Shkolla “Fazli Greiçevci” është vërshuar nga uji mëngjesin e sotëm në paralelen e saj në Vërnicë të Mitrovicës, njofton “Mitropol”.

Shkolla e cila paralelen kyçe e ka në Shipol nuk i ka njoftuar fare nxënësit për këtë problem, gjersa siç mëson “Mitropol” punonjësit e shkollës menjëherë i janë përvishur punës për ta larguar ujin nga objekti i shkollës, duke u ndihmuar edhe nga punonjësit teknik të paraleles në Shipol.

Pellini

Arsye për vërshimin nga uji ishte shiu i mbrëmshëm i cili ra vrullshëm, por shkolla u vërshua për faktin se niveli i saj ndodhet nën nivelin e asfaltit.

Shkolla gjatë viteve është përballur edhe me telashe të tjera, si mungesa e stafit, përleshjet e nxënësve brenda objektit shkollor, mungesa e ngrohjes gjatë dimrit e shumë probleme të ngjashme.

Mësimi në shkollën e Vërnicës tashmë ka filluar dhe po vazhdon normalisht./Mitropol/

Weelnes