Shkruan Jahir Sumiçi: Mini BE-ja Ballkanike

Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, në rrethana të vështira ku ende nuk ishte përmbyllur çështja e fituesëve dhe humbësve të kësaj Lufte, lindi ideja e themelimit të një “Perandorie Bashkëkohore” e quajtur BE!
Sikur atëherë, ku ideja dhe qëllimi i kësaj bashkësie ishte ngritja dhe përparimi ekonomik i shteteve që kishin dalë të rraskapitura nga ky problem. Edhe sot, nën petkun e arsyes dhe afisheve të njëjta trumbetohet zhvillimi ekonomik, lëvizje e treg i lirë nëpërmjet mini-Schengenit Ballkanik!
Levizje dhe veprime të tilla janë përpjekje të shteteve pjesmarrëse në këtë organizim që ta kërcënojnë Bashkimin Europian për anashkalimet që i’u bëhet disave prej tyre që të lëvizin lirshëm dhe shfrytëzojnë “resurset” të cilat i kanë vendet e Bashkimit Europian!
Me apo pavetëdije, politika dhe veprime të tilla nga ana e shteteve pjesmarrëse është autogol(kontra shah-mat), sepse pozita gjeopolitike, ekonomike e sociale nuk është në favorin e tyre!
Të gjendesh në mesin e plotë shteteve të fuqishme në të gjitha pistat dhe prap të kërkosh hakmarrje të pakontrolluar për inate patologjike, është injorancë e hipokrizi e pashembullt!
Prandaj qëndrimet e Kosovës kundër këtij organizimi, janë hapa dhe veprime të duhura për t’u përshendetur, veçanërisht në këtë kohë kur kemi ndërrim pushtetesh e joqëndrueshmëri politiko-sociale.
✍ | Mr.Sc Jahir N Sumiçi – Sociolog |








