Medi
02

Shkumbin Imeri zgjedhet ushtrues detyre në pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm në UIBM

Në mbledhjen e mbajtur më 26.09.2025, Këshilli Drejtues, ka marrë vendim që sekretari i Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore, Shkumbin Imeri, të zgjedhet ushtrues detyre për pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë.

Sipas vendimit, këtë pozitë si ushtrues detyre do ta ushtroj për një periudhë 6 – mujore.

Medi

Imeri fillimisht në UIBM ka punuar si zyrtar për Shërbime Studentore, ndërsa më vonë ishte zgjedhur sekretar në Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore. Ai ka të kryer Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës me notë mesatare 9,22, ndërsa masterin në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë me notë mesatare 9.33.

Sipas vendimit të KD-së, si ushtrues detyre i pozitës së Sekretarit të Përgjithshëm, gëzon të gjitha të drejtat e përcaktuara me Statutin e UIBM dhe legjislacionin në fuqi.

Premium Store