Dukato 2
IN MEMORIAM

“Inshallah Zoti na bashkon në botën tjetër”, postimi prekës i Laurent Krasniqit për babain e ndjerë, pak muaj para se aksidentiti t’ia marrë jetën

Më 17 qershor të këtij viti, Laurent Krasniqi kishte bërë një postim prekës për babain e tij të ndjerë, pikërisht në ditën kur ai do të festonte 60-vjetorin e lindjes.

Në fotografi, babai i Laurentit shfaqej pranë një motociklete, ndërsa i biri kishte zgjedhur ta kujtonte me disa fjalë të ndjera.

Active 1

“Bab, ta hangsha zemrën, 60 vjet sot. Na mungon çdo moment mu, mamit Xhenetës edhe Xheraldinës. Inshallah Zoti na bashkon në botën tjetër”, kishte shkruar Laurenti në postimin e tij.

Babai i tij kishte vdekur vite më parë, ndërsa postimi ishte një kujtim i veçantë në ditën e ditëlindjes së tij.

Por, vetëm pak muaj pas këtij shkrimi, Laurent Krasniqi u përfshi në një aksident tragjik me motocikletë dhe humbi jetën.

Koha