Medi
02KOSOVËLAJME

Tragjike: Mitrovicasja zgjohet nga një zhurmë dhe gjen bashkëshortin pa shenja jete

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së martës në Mitrovicë, ku një 66-vjeçar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rasti është raportuar më 15 shtator, rreth orës 04:20, në rrugën “Ali Zeneli”.

Aurora Group

Bashkëshortja e viktimës, Xh.B, ka deklaruar se derisa ishte duke fjetur kishte dëgjuar një zhurmë.

Kur është zgjuar, ajo ka parë se bashkëshorti i saj, S.B, ishte rrëzuar dhe nuk po jepte shenja jete.

Menjëherë janë njoftuar ekipet përkatëse, të cilat kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Aty ka intervenuar edhe njësia e emergjencës, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e 66-vjeçarit.

Për rastin është njoftuar Prokurori kujdestar, i cili ka udhëzuar që rasti të iniciohet si “Vdekje e dyshimtë”.

Me rekomandim të Prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me qëllim të përcaktimit të shkakut të saktë të vdekjes.

Rrethanat e rastit mbeten nën hetime.

eKiosk