Medi
KOSOVËLAJME

ME DOKUMENTE Dëshmitarë të Speciales fituan azil jashtë Kosovës

Në total, në rastin kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit për Prokurorinë kanë dëshmuar 257 dëshmitarë, 125 prej të cilëve në Gjykatë – e numri më i madh i tyre me masa mbrojtëse.

Një numri dëshmitarësh apo viktimave të pretenduara pjesëmarrëse në procedurë në Gjykatën Speciale, u është ofruar azil jashtë Kosovës. Kjo konfirmohet në një raport të qershorit të 2025-ës të Zyrës për Pjesëmarrjen e Viktimave në Hagë.

“Disa Viktima Pjesëmarrëse në Procedurë janë detyruar të kërkojnë dhe u është dhënë azil si rezultat i frikës për sigurinë e tyre në Kosovë. Një tjetër është tërhequr nga procedurat për shkak të shqetësimeve për sigurinë, por ky nuk është i vetmi që u përball me kërcënime si në internet ashtu edhe në botën reale”, theksohet në këtë raport të hartuar nga ZPP në kuadër të Gjykatës Speciale.

Active 1

DOKUMENT:

Në total, në rastin kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit për Prokurorinë kanë dëshmuar 257 dëshmitarë, 125 prej të cilëve në Gjykatë – e numri më i madh i tyre me masa mbrojtëse.

Të mërkurën e 16 shtatorit, Thaçi, Veseli, Selimi e Krasniqi u dënuan me 81 vjet heqje lirie në total nga Trupi Gjykues.

eKiosk