Dukato 2
02KOSOVËLAJME

Therrje me thika pas një mosmarrëveshjeje në Mitrovicë, lëndohen tre persona dhe një polic, viktimat dërgohen në QKUK

Përleshje pas një mosmarrëveshjeje në Mitrovicë, lëndohen tre persona dhe një polic

Një përleshje fizike ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Mitrovicë, pas një mosmarrëveshjeje mes tre personave. Rasti nga Policia është iniciuar si “Vrasje në tentativë”.

Aurora Group

Sipas raportit policor, në përleshje janë përfshirë tre persona, ndërsa si pasojë e incidentit lëndime trupore nga mjeti i mprehtë kanë pësuar dy viktimat dhe i dyshuari. Të tre kanë pranuar tretman mjekësor.

Gjatë përpjekjes për t’i ndaluar personat e përfshirë në përleshje, lëndime të lehta trupore ka pësuar edhe një zyrtar policor, i cili në momentin e incidentit ishte jashtë detyrës zyrtare.

Dy viktimat janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është intervistuar nga Policia.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje

Active 1