Dukato 2
02LAJME

Shqiptari nga Smrekonica e Vushtrrisë dhe greku vrasin të miturin gjerman për një vajzë

Një 15-vjeçar ka humbur jetën pas një përleshjeje në qytetin Marsberg të Gjermanisë, ndërsa policia gjermane është vënë në kërkim të dy personave të dyshuar për përfshirje në rast, njofton Mitropol.

Sipas të dhënave të publikuara nga policia, përleshja ka ndodhur më 19 shtator, rreth orës 20:15–20:30, ku fillimisht dyshohet se janë përfshirë katër persona. Gjatë incidentit, 15-vjeçari është goditur me thikë dhe ka vdekur në vendin e ngjarjes. Një 18-vjeçar tjetër ka pësuar lëndime të rënda në fytyrë.

Medi

Policia është duke kërkuar publikisht dy të dyshuar, të cilët dyshohet se janë larguar nga vendi i ngjarjes.

“Mitropol” mëson nga burimet se njëri prej tyre është identifikuar si Albin Bejtullahu, i lindur më 4 shkurt 2003, me vendlindje në Smrekonicë. Sipas përshkrimit të policisë, ai është rreth 1.75 metra i gjatë, me trup të dobët, flokë dhe sy kafe, ndërsa flet gjermanisht në mënyrë të kufizuar.

I dyshuari i dytë është Alex Olntasi, i lindur më 30 dhjetor 2003 në Volos të Greqisë. Ai përshkruhet si rreth 1.78 metra i gjatë dhe me trup atletik.

Sipas të dhënave të publikuara, konflikti dyshohet se nisi për shkak të një vajze, e cila i kishte një prej të rinjve një borxh prej 200 eurosh. Dy të rinjtë dyshohet se i kanë kërkuar paratë dhe kanë ushtruar presion ndaj saj.

Në përpjekje për ta mbrojtur vajzën, në konflikt kanë ndërhyrë 15-vjeçari Brian dhe një shok i tij. Situata ka përshkallëzuar dhe të dy janë sulmuar me thikë.

Brian ka marrë plagë të rënda dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa shoku i tij është plagosur rëndë në fytyrë.

Policia vijon kërkimet për dy të dyshuarit dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që të japin çdo informacion që mund të ndihmojë në lokalizimin e tyre.

Për shkak se bëhet fjalë për persona të dyshuar, ndaj tyre vlen prezumimi i pafajësisë deri në një vendim përfundimtar gjyqësor.

Premium Store