Fushata denigruese e VV-së ndaj Ferit Idrizit, reagon Komuna: Pllaka në Prelluzhë është e ndërtuar para vitit 2018 (Ortofoto)

Disa ditë para rundit të balotazhit për kryetar të Vushtrrisë, disa eksponentë të Lëvizjes Vetëvendosje në këtë qytet kanë nisur një fushatë denigruese nga kryetarit aktual dhe njëherësh kandidatit të PDK-së për kryetar, Ferit Idrizi.
Në kuadër të kësaj fushate denigruese, sot kanë nisur publikimin në mënyrë të sinkronizuar publikimin e një fotografie të një pllake përkujtimore në fshatin Prelluzhë të Vushtrrisë, në të cilën janë gdhendur emrat e disa serbëve të vrarë ku bëhet thirrje për hakmarrje.

Aktivistët e VV-së kanë shkruar se për këtë pllakë është lëshuar leje sivjet nga Komuna e Vushtrrisë me leje të Ferit Idrizit.
Veriu.info ka dërguar pyetje në zyren për informim të Komunës së Vushtrrisë për të marrë përgjigje për këto akuza, ku i kemi pyetur se a kanë lëshuar leje për këtë pllakë.
“Lidhur me pyetjet tuaja, më lejoni të ju njoftoj se Komuna e Vushtrrisë nuk ka lëshuar leje për lapidarin në fjalë. Madje i njëjti as nuk është ndërtuar në vitin 2025 siç pretendohet. Kjo dëshmohet me një kërkim të thjeshtë në platformën GeoPortal, ku përmes ortofoto të vitit 2018 dëshmohet si i njëjti veçse ka qenë më herët i ndërtuar. Fotografitë që e dëshmojnë këtë i gjeni të bashkangjitura në email. Komuna e Vushtrrisë, drejtoritë përkatëse do ta trajtojnë rastin dhe do t’i ndërmarrin veprimet e nevojshme brenda afateve ligjore”, thuhet në përgjigjen e dhënë nga Mirjeta Duraku, zyrtare për informim në Komunën e Vushtrrisë.
Krahas përgjigjes zyra për informim na ka përcjellë edhe një dëshmi nga gjeo-portali, ku shihet se kjo pllakë aty ka qenë e vendosur edhe në vitin 2018.

Kujtojmë se në vitin 2018 komunën e Vushtrrisë e ka udhëhequr koalicioni LDK-VV. Fakti se pllaka ka qenë aty në vitin 2018 kjo nuk nënkupton se është ndërtuar atë vit, por që është të paktën e atij viti ose edhe më herët e ndërtuar, gjë që demanton publikimet se është ndërtuar në vitin 2025.
Ndaj këtyre postimeve të eksponentëve të VV-së ka reaguar edhe zyrtari komunal dhe veterani i UÇK-së, Gëzim Saraçi, i cili me ironi ka thënë se këtë pllakë e ‘bëri’ UÇK-ja, me ç’rast ka shpjeguar se aty janë të gdhendur emrat e forcave armike që janë vrarë në aksionin e Batalionit të Parë i Brigadës 142 të ZOSH-së më 18 maj 1999.
Postimi i Gëzim Saraçi:








