Medi
KOSOVËLAJME

SINJALET NGA DRENASI Ramiz Lladrovci flet për “rirreshtim politik” – a po lind një parti e re në Kosovë?

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci – i cili fitoi përballë PDK-së pa balotazh, ka folur për një rirreshtim të mundshëm në skenën politike të vendit. Në një status në Facebook, ai ka kritikuar lidershipin aktual dhe ka përshkruar profilin e udhëheqjes që, sipas tij, i duhet Kosovës.

“Derisa kemi prijës që i frikësohen hijes së vet, Kosova jo që vendnumëron, por ecë mbrapa. Padrejtësisht, Kosova dhe qytetarët nuk e kanë merituar këtë prapakthim. Kosova në çdo kohë ka nxjerrë nga gjiri i saj dalëzotësit, sipas nevojës. Prandaj, beteja për t’i prirë proceseve pritet të fillojë. Atdhetarët që e duan Kosovën dhe e barazojnë me jetën e tyre, pritet të rirreshtohen. Dështakët kanë emër – sa më parë, atdhetarët, rirreshtim!”, ka shkruar Lladrovci.

Dukato 1

Edhe pas fitores në zgjedhje në garë me PDK-në, ai këmbëngulte se do të mbetej në këtë parti dhe se “s’ka kush ta largojë”.

Në statusin e tij për lidershipin që i duhet Kosovës, përshkrimin e ka dhënë sikur ai duhet të ketë fuqi mbinatyrore.

“Nga klima politike shihet se kemi kryetarë subjektesh politike, shoqatash, organizatash e asociacionesh të ndryshme, por Kosovës i mungon lideri që e kthen motin e mirë me diell kur i duhet Kosovës, sjell shiun kur i duhet tokës së Kosovës dhe borën kur i duhet grurit të Kosovës. Ata që do të duhej t’i prinin Kosovës, po i pengon historia dhe narracioni i armiqve të saj; ndërsa të tjerët, që kanë dëshmuar liderizëm, nuk po marrin besimin për shkak të narracionit të ngjashëm”, ka shkruar ai.

Për tri mandate si kryetar i Drenasit, Lladrovci garoi si kandidat i PDK-së.

Në zgjedhjet e vitit 2021, një grup brenda PDK-së i doli kundër dhe e detyroi të shkonte në balotazh, por ai fitoi në raundin e dytë. Në zgjedhjet e fundit, po i njëjti grup u rikthye në PDK, që kandidoi Petrit Hajdarin. Pas kësaj, Lladrovci themeloi një iniciativë të re me të cilën garoi dhe fitoi në raundin e parë.

Një audio-incizim i publikuar nga VOX Kosova tregoi se Lladrovci, në biseda me anëtarë të iniciativës së tij, që ishin edhe biznesmenë dhe asamblistë, fliste për dhënien e pronës publike për ndërtim banesash me fitime milionëshe dhe premtonte lejimin e mbindërtimit.

Dukato 1