Aquapark 1
02KOSOVËLAJME

Gjendet pa shenja jete një person në Skënderaj, Policia nis hetimet

Një 69 vjeçar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Likoc të Skenderajt ditën e sotme.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajon të Mitrovicës, Avni Zahiti.

Aurora Group

“Sot rreth orës 11:00, policia në Skenderaj ka pranuar informatën se një person mashkull, 69 vjeç, është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Likoc të Skenderajt.”, tha Zahiti.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore dhe mjeku kujdestar, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.

”Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion’’, ka thënë Zahiti.

Dukato 1