Medi
02KOSOVËLAJME

Drenicaku rrah gruan e bën për spital, shteti e dërgon bashkë me vajzën në strehimore

Një tjetër rast tronditës i dhunës në familje është regjistruar pasditen e së martës në Skenderaj, ku një grua ka përjetuar sulm fizik nga bashkëshorti i saj. Ngjarja ka ndodhur më 29 tetor 2025, rreth orës 16:02, dhe menjëherë pas incidentit policia ka ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e situatës, shkruan Mitropol.

Sipas raportit zyrtar të Policisë së Kosovës, i dyshuari është arrestuar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, duke i shkaktuar asaj lëndime trupore.

Weelnes

Viktima ka marrë trajtim të menjëhershëm mjekësor, ndërsa më pas është intervistuar në prani të një zyrtari të Njësisë për Mbrojtjen e të Drejtave të Viktimave (QPS).

Pas përfundimit të procedurave fillestare, gruaja dhe vajza e saj janë dërguar në strehimore, ku do të qëndrojnë nën mbrojtje të institucioneve përkatëse, derisa të sigurohet një mjedis i sigurt për to.

Në anën tjetër, i dyshuari është ndaluar me vendim të prokurorit dhe është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë./

 

Koha