Medi
02KOSOVËLAJME

Dy gra në Mitrovicë përfundojnë nën hetim për “deklarim të rremë” lidhur me një rast të dhunës në familje

Një zhvillim i ri është shënuar në Mitrovicën e Veriut, ku dy gra janë vënë nën hetim për “Lajmërim apo deklarim të rremë” në lidhje me një rast të raportuar si dhunë në familje që daton nga viti 2022.

Burime të besueshme, bëjnë të ditur se me kërkesë të Prokurorit të Shtetit, hetuesit e stacionit policor kanë intervistuar sot në rrugën “Filip Vishnjiq” Leonora Barutin dhe Saranda Nuhin, të cilat në atë kohë ishin viktima në rastin fillestar.

Weelnes

Pas marrjes në pyetje, prokurori kujdestar ka urdhëruar inicimin e rastit “Lajmërim apo deklarim i rremë”, duke konstatuar se deklarimet e dhëna në procedurat e mëhershme dyshohen se nuk përputhen me faktet reale.

Rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt hetimore, nën mbikëqyrjen e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë.

SultanDoner