Premium Store
02KOSOVËLAJME

Gjendet armë pa leje në një shtëpi në Zubin Potok, i dyshuari jeton në Serbi

Një armë e gjatë e llojit M-48 dhe 40 fishekë janë gjetur gjatë një bastisjeje të realizuar nga njësia e hetimeve të Stacionit Policor në Zubin Potok, pas një informacioni operativ për armëmbajtje pa leje në një shtëpi në fshatin Luqka Reka.

Sipas burimeve të besueshme, operacioni është zhvilluar sot rreth orës 13:30, me urdhër të Prokurorit të Shtetit dhe në prezencën e një dëshmitari. Gjatë kontrollit, në shtëpinë e cila rezultonte e pabanuar, policia ka gjetur armën dhe municionin e përmendur.

Medi

Hetimet kanë treguar se i dyshuari, Srdjan Vlaskoviq, jeton dhe vepron në Serbi, por dyshohet se e viziton herë pas here pronën në Kosovë.

Pas bastisjes, është kontrolluar edhe banesa tjetër e të dyshuarit, por nuk është gjetur asgjë e dyshuar. Vlaskovic është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe, me urdhër të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është nën hetime për “Mbajtje në pronësi apo posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa provat janë sekuestruar për ekzaminim të mëtejmë.

Premium Store