Premium Store
02KOSOVËLAJME

Përleshje mes prindërve para shkollës teknike në Mitrovicë, përfundon me sulm e kanosje

Një incident i pazakontë ka ndodhur pasditen e së enjtes në rrugën “Ivo Lola Ribar” në Mitrovicën e Veriut, përballë shkollës teknike, ku një mosmarrëveshje mes fëmijëve është përshkallëzuar në konflikt fizik mes prindërve të tyre.

Sipas burimeve të besueshme të afërta me hetimin, rasti ka ndodhur rreth orës 15:40, kur Valbonë Rizvani rreth 36-vjeçare dhe Muhamed Bajrami rreth 19-vjeçar janë përfshirë në një përleshje me Gezim Jahirovicin rreth 30-vjeçar dhe bashkëshorten e tij. Konflikti dyshohet se shpërtheu pas një zënke mes fëmijëve të tyre në shkollë.

Medi

Gjatë incidentit, Bajrami dyshohet se ka kanosur Jahirovicin me një shufër metalike, ndërsa Rizvani ka kapur për fyti bashkëshorten e viktimës. Nga përplasja, askush nuk ka pësuar lëndime serioze dhe nuk ka pasur nevojë për trajtim mjekësor, pasi kontakti fizik është vlerësuar si minimal.

Pas intervistimit të palëve, prokurori kujdestar i shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit për “Sulm” dhe “Kanosje”.

Hetimet po vazhdojnë për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes.

Weelnes