Premium Store
02KOSOVËLAJME

Arrestohet pjesëtari i Policisë së Serbisë në Jarinjë, konfiskohet municion e mijëra euro para të gatshme

Foto ilustrim

Një incident i ndjeshëm është regjistruar mëngjesin e sotëm në Pikën Kufitare të Jarinjës, ku njësitet policore kanë ndaluar një automjet të tipit Audi A4, me targa BG1898-FN, që drejtohej nga Nenad Ugrenoviq, me vendbanim në Beograd dhe pjesëtar aktiv i Policisë së Serbisë.

Gjatë kontrollit të detajuar të automjetit, policia ka zbuluar një kuti me 50 fishekë të kalibrit 9×19 mm, të cilat dyshohet se ishin të destinuara për qarkullim të paautorizuar.

Medi

Krahas municionit, janë gjetur edhe 9,500 euro dhe 26,000 dinarë serbë. Në vijim të kontrollit janë sekuestruar edhe një fishek i armës së gjatë AK-47, pasaporta serbe, kartela e sindikatës së Policisë së Serbisë, paleta të uniformës policore, një palë doreza dhe një USB flash.

Sipas burimeve nga strukturat e hetimit, pas konsultimit me prokurorin kujdestar, është dhënë urdhër për arrestimin e menjëhershëm të të dyshuarit, ndërsa njësia e Hetimeve ka marrë përsipër rastin.

Prokurori ka urdhëruar gjithashtu kontroll të detajuar në shtëpinë e tij në fshatin Gorazhdevc – Pejë, për të hetuar mundësinë e posedimit të armëve apo materialeve të tjera të ndaluara.

Hetimet janë në vazhdim dhe pritet që organet kompetente të përcaktojnë nëse mjetet e gjetura kanë pasur destinacion ndonjë veprimtari të organizuar apo ndërlidhje me struktura të tjera të sigurisë jashtë territorit të Kosovës.

Koha