
Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e së dielës në fshatin Gojbulë të komunës së Vushtrrisë, ku janë përfshirë dy automjete, shkruan Mitropol.
Sipas Policisë, ngjarja është raportuar rreth orës 11:10 të paradites së 2 nëntorit 2025. Përveç dëmeve materiale, si pasojë e përplasjes kanë pësuar lëndime trupore dy persona.
Të lënduarit janë dërguar menjëherë në QKMF për trajtim mjekësor dhe, pas marrjes së ndihmës së parë, janë liruar.
Hetimet rreth shkaqeve të aksidentit po vazhdojnë nga njësia përkatëse e trafikut rrugor në Vushtrri./Mitropol/








