Medi
02KOSOVËLAJME

Arrestohet një grua në Skënderaj, nuk respektoi ndalesën policore për t’iu afruar një burri – dërgohet në Psikiatri

Një grua nga fshati Abri i Poshtëm i komunës së Skenderajt është arrestuar nga policia të dielën në mëngjes, pasi dyshohet se nuk ka respektuar urdhrin mbrojtës të lëshuar nga gjykata në favor të një burri.

Ngjarja është raportuar rreth orës 08:00 të mëngjesit të 2 nëntorit 2025, ndërsa pas ndërhyrjes së policisë, e dyshuara është ndaluar dhe më pas, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Active 1

Burime policore bëjnë të ditur se pas ekzaminimit mjekësor dhe me rekomandim të mjekut kujdestar, e dyshuara është transferuar në QKUK – Psikiatri për trajtim të mëtejmë.

Rasti po hetohet në koordinim me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë.

Weelnes