
Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar deputetin Glauk Konjufca si mandatar për formimin e e qeverisë së re të Republikës së Kosovës.
Konjufca mori “aminin” e partisë gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të VV-së.
Mbledhja vjen pas vizitës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, tek presidentja Vjosa Osmani dhe pas takimeve të mëparshme të liderëve politikë për të diskutuar situatën pas dështimit të formimit të qeverisë.
“Mitropol” kishte raportuar ekskluzivisht se Konjufca mund të ishte propozimi i radhës i VV-së qysh më 28 tetor të këtij viti.








