Aquapark 1
02KOSOVËLAJME

Incidentet s’ndalen në veri – përleshje, kërcënime e marihuanë në makinë me targa serbe

Veriu i vendit është përfshirë sërish nga disa incidente kriminale gjatë 24 orëve të fundit, sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës. Rastet janë regjistruar në komunat Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq, dhe përfshijnë raste të dhunës fizike, kanosjeje dhe posedimi të substancave narkotike, shkruan Mitropol.

Në fshatin Jasenovik i Poshtëm të Zubin Potokut, më 5 nëntor rreth orës 10:00, policia ka arrestuar një person të dyshuar pasi kishte sulmuar fizikisht një qytetar tjetër pas një mosmarrëveshjeje verbale. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

SultanDoner

Ndërkohë, në fshatin Zherovnicë të Zveçanit, një qytetar ka raportuar se është kanosur nga një tjetër person. Rasti është duke u hetuar nga njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës.

Në një rast tjetër, të ndodhur në Leposaviq, më 5 nëntor rreth orës 00:28, njësiti policor ka ndaluar një veturë me targa të Serbisë që po drejtohej nga një shtetas kosovar. Gjatë kontrollit në automjet është gjetur dhe sekuestruar një sasi e vogël e substancave të dyshuara narkotike të llojit marihuanë. Edhe ky i dyshuar, pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se të gjitha rastet janë nën hetim dhe po trajtohen në koordinim me prokurorinë kompetente./Mitropol/

SultanDoner