
Një rast kanosjeje është raportuar mbrëmë në fshatin Zherovnic të Zveçanit, ku menaxheri i kompanisë “Fifloar” SH.P.K nga Ferizaj është kërcënuar gjatë qëndrimit në një market.
Sipas informacioneve nga strukturat e afërta me hetimet, ankuesi N.B., 65-vjeçar ka deklaruar se rreth orës 21:40, derisa gjendej në marketin “Trahinja”, ka hyrë i dyshuari Vladan Toshiq, i cili i është drejtuar me fjalë kërcënuese që “të mos shesë mallra aty”.
Njësitë policore kanë dalë në vendngjarje, por i dyshuari nuk është hasur.
Ankuesi është shoqëruar në stacion dhe është intervistuar në lidhje me rastin.
Me urdhër të Prokurorit Kujdestar, rasti është iniciuar si “Kanosje”.
Pas një kohe, sipas burimeve, i dyshuari është kontaktuar dhe ka njoftuar se do të paraqitet në Stacionin Policor të Zveçanit sot në orën 08:00, për procedura të mëtejshme.
Rasti është nën hetime.








