Premium Store
EKONOMIKOSOVËLAJME

Hykmete Bajrami demaskon Hekuran Muratin: “46 ditë e mbajti buxhetin e Prishtinës në sirtar!”

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj ministrit aktual të Financave, Hekuran Murati, duke e akuzuar për bllokim të qëllimshëm të buxhetit të Komunës së Prishtinës. Sipas saj, Murati për plot 46 ditë ka mbajtur dokumentin në sirtar, duke e penguar miratimin e tij në Kuvendin e Kosovës.

Në një postim të gjatë e të mbështetur me fakte, Bajrami ka thënë se ministri i qeverisë Kurti po tenton të manipulojë opinionin publik me “lot krokodili”, duke akuzuar LDK-në për bllokime, ndërkohë që vetë ka qenë përgjegjës për vonesat.

Dukato 1

“Ministri i propagandës i Albin Kurtit, duke parë që humbjen në Prishtinë e kanë të paevitueshme, po del me lot krokodili për buxhetin dhe pagat e ndërmarrjeve publike. Por populli thotë: ‘Zoti nuk rrëhet’,” ka shkruar Bajrami.

Postimi i plotë:

ME FAKTE:

Hekuran Murati 46 ditë e ka mbajtur buxhetin e Prishtinës në sirtar e nuk e ka përcjellë për aprovim për Kuvend.
Ministri propagandës i Albin Kurtit duke parë që humbjen në Prishtinë e kanë të paevitueshme që disa ditë po nxjerrë lot krokodili për buxhetin e komunës së Prishtinës dhe pagat e ndërmarrjeve publike në Prishtinë.

Të nderuar qytetarë, populli thotë “Zoti nuk rrëhet”

Kuvendi Komunal i Prishtinës e ka kaluar buxhetin e Prishtinës me datë 9.12.2024.
Komuna e Prishtinës e ka përcjellë buxhetin në Ministrinë e Financave me datë 17.12.2024, shih shkresën e protokollit.
Hekuran Murati e ka mbajtur buxhetin e Prishtinës plotë 46 ditë në sirtar dhe a e dini kur e ka përcjellë në Kuvend të Kosovës, e ka përcjellë me 31.01.2025, shiheni shkresën që ai ka postuar vetë.

Dmth. Hekurani buxhetin e Prishtinës e ka përcjellë në Kuvend në kulmin e fushatës zgjedhore me 31 janar dhe normalisht Glauk Konjufca si kryetar as që është marrë me këtë punë, sepse ai është dashur të thërrasë mbledhje të Kryesisë, e të caktojë seancë dhe ta kalojmë buxhetin e komunës së Prishtinës para një viti, por jo këto nuk kanë ndodhur. Tani akuzat e propaganduesit janë se LDK-ja po e bllokon kuvendin dhe s’po e kalon buxhetin e komunës së Prishtinës.

E qysh kalohet buxheti pa u formu komisionet parlamentare?
E qysh formohen komisionet parlamentare pa u ditur se kush është pozita dhe kush është opozita?

Tregoju qytetarëve pse e ke mbajtur në sirtar buxhetin e komunës së Prishtinës 46 ditë dhe nuk e ke sjellë në Kuvend atëherë kur Kuvendi ka qenë funksional dhe i ka pasur krejt trupat funksional.

Qytetarët dhe punëtorët e ndërmarrjeve publike do të tregojnë të dielën se kush është bllokuesi në Prishtinë.

Mjaft, propagandove!

Liroje buxhetin e RTK-së, siç e bëre para tre muajve ose siç është vepruar më 2021, sepse derisa ti po mashtron në fcb. disa familje bukën në market janë t’u e marrë veresi.

Premium Store