Rrëfim tronditës pas një dekade – dyshohet për dhunim të një burri në vitin 2015 në Vushtrri

Një rast i ndjeshëm dhe tronditës është rikthyer në vëmendjen e organeve të drejtësisë, pas gati një dekade. Një dëshmitare, shtetase e Kosovës, gjatë një interviste në prokurori ka dhënë deklaratë që mund të hapë një kapitull të ri në hetimet për një dhunim të ndodhur thuajse dhjetë vjet më parë, shkruan Mitropol.
Sipas raportit zyrtar të Policisë së Kosovës, dëshmitarja ka deklaruar se dyshon që në vitin 2015, një viktimë mashkull kosovar është abuzuar seksualisht nga një i dyshuar mashkull, po ashtu shtetas i Kosovës. Rasti dyshohet të ketë ndodhur në komunën e Vushtrrisë, mirëpo vetëm tani, pas viteve, ka dalë në dritë përmes dëshmisë së dhënë në prokurori.
Autoritetet përkatëse janë njoftuar menjëherë për deklaratat e dëshmitares. Sipas njoftimit të Policisë, prokurori i rastit është informuar dhe hetimet janë duke vazhduar për të sqaruar rrethanat dhe për të verifikuar pretendimet e ngritura./Mitropol/








