Aurora Group
02KOSOVËLAJMESHNETA

Gazetarja Ramaj akuzon ShSKUK-në se “po rren” – pacientët në Mitrovicë morën vetëm dy orë dializë në vend të katër

Një akuzë e fortë publike është ngritur sot nga ish-gazetarja e njohur e shëndetësisë, Saranda Ramaj, ndaj Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK), duke e cilësuar këtë institucion si “mashtrues” dhe duke pretenduar se ka pasur vonese të qëllimshme në sigurimin e materialeve për Hemodializë.

Reagumi i Ramajt erdhi pasi Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, publikoi një komunikatë ku pretendoj se për shkak të informatave të ndryshme, në shumë raste të pa verifikuara, sqaron se Sherbimet e dializës nuk janë ndalur, pacientët po e marrin trajtimin e tyre të rregullt, në QKUK, por edhe spitalet e përgjithshme.

Medi

“Per momentin, ka material të mjaftueshëm për zhvillimin e seancave dhe nuk ka pasur asnjë vonesë në ofrimin e sherbimeve. ShSKUK, ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që furnizimi te stabilizohet plotësisht.”, thuhet në komunikatë.

E në reagimin e saj, Ramaj ka theksuar se problemi me shërbimin e Hemodializës nuk është i ri, por ka filluar që para gjashtë muajsh, për shkak të tentativave për t’i përshtatur kriteret e tenderit të furnizimit me materiale të Hemodializës një kompanie të lidhur me persona brenda QKUK-së. Sipas saj, gjithë procesi dhe çdo vonesë e krijuar lidhet drejtëpërdrejt me drejtorin e ShSKUK-së, Elvir Azizi.

Drejtuesi i ShSKUK-së, Azizi, sipas Ramajt, ka krijuar vonesa të qëllimshme për të favorizuar palë të caktuara.

Por pjesa më shqetësuese e këtij skandali, sipas Ramajt, është situata që ka ndodhur në Mitrovicë, ku pacientët që kanë nevojë për dializë janë trajtuar vetëm dy orë në vend të katër orëve të zakonshme, me arsyetimin se ka “mungesë të materialeve mjekësore”.

Edhe burime të afërta me pacientët në Mitrovicë kanë konfirmuar për “Mitropol” se reduktimi i kohës së dializës ka ndodhur realisht gjatë javës së fundit.

Nga ana tjetër, qytetarët e Mitrovicës dhe pacientët që varen nga shërbimi i Hemodializës presin që Ministria e Shëndetësisë dhe ShSKUK të dalin me prova konkrete, e jo me deklarata të përgjithshme./Mitropol/

Weelnes