Market Florenti
KOSOVËLAJME

“LUFTIMI” I KRIMIT E KORRUPSIONIT – I akuzuari pranoi se vodhi çokolata në vlerë prej 38 eurosh

Në seancën e mbajtur të martën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, i pandehuri B.B., ka pranuar fajësinë për vjedhje të çokollatave në vlerë 38 euro në Viva Fresh Store.

Deklarimin rreth fajësisë, i akuzuari e bëri pas leximit të aktakuzës nga prokurori Paulin Pashku.

Weelnes

Më pas, gjyqtarja e rastit Vabonë Përlaska aprovoi pranimin e fajësisë nga i akuzuari.

“Kërkoj nga Gjykata një dënim sa më të butë, e kam pas gjendjen shumë të dobët, jam me dy fëmijë dhe gruan pa strehë, s’kam pas tjetër mundësi”, u shpreh ai.

Shpallja e aktgjykimit do bëhet një ditë tjetër.

Sipas aktakuzës se ngritur më 7 mars 2022 nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, B.B., akuzohet se me datën 14 shkurt 2022 në Prishtinë, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore në mënyrë të kundërligjshme për vete apo personin tjetër, në marketin “Viva Fresh Store”, ka marrë gjëra ushqimore në vlerë prej 38 euro.

Aktakuza thotë se pasi kishte hyrë në market për të blerë gjëra ushqimore, i akuzuari ka marrë dy pako me çokollata prej 34 copë dhe është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.

Koha