Aurora Group
KOSOVËLAJME

RRENA E MOTMOTIT Kosova importoi rreth 10 milionë euro grurë nga Serbia mes premtimit për sigurimin e “bukës së motmotit”

Rreth 10 milionë e 800 mijë euro është vlera e grurit që Kosova ka importuar nga Serbia nga janari e deri në nëntor 2025.

Sipas statistikave zyrtare të Doganës së Kosovës, vetëm këtë vit – deri në muajin nëntor, janë importuar rreth 12 milionë e 600 mijë euro “grurë jo durum”, pra grurë të zakonshëm që përdoret për bukë, ëmbëlsira e brumëra të buta.

Dukato 1

Nga kjo shumë, rreth 10 milionë e 800 mijë euro kanë shkuar për import të grurit “jo durum” nga Serbia, 1 milion e 250 mijë euro nga Hungaria, 524 mijë euro nga Kroacia dhe 37 mijë euro nga Rumania.

Në sasi, sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, importet arrijnë deri në 56 milionë kilogramë.

Të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e grurit jo durum, janar–nëntor 2025

Këto shifra bien ndesh me narrativëne vazhdueshme të Lëvizjes Vetëvendosje, e cila fliste për rekorde në të mbjella dhe për “sigurimin e bukës së motmotit”.

Njëjtë deklaronte vazhdimisht edhe ish-ministri i Bujqësisë, Faton Peci.

“Në hambarin e Kosovës kemi siguruar bukën e motmotit”, deklaronte Peci në muajin korrik.

Edhe Vetëvendosje do të lavdërohej duke pretenduar se kishte siguruar bukën e motmotit, duke ia atribuar meritat mbështetjes së Qeverisë së tyre.

Duke iu referuar ministrit të tyre, ata flisnin për “rekorde në të mbjella me grurë”.

“Bujqësia e Kosovës po shënon rezultate historike, me rritje të ndjeshme të sipërfaqeve të mbjella me grurë”, shkruante Vetëvendosje në faqen e saj më 21 qershor të këtij viti, duke cituar ministrin Peci.

“Vitin e kaluar kemi shënuar një nga arritjet më të mëdha në historinë e bujqësisë, duke siguruar bukën e motmotit. Këtë vit po vazhdojmë me një rekord të ri – sipërfaqet e mbjella me grurë janë rritur për 40% krahasuar me vitin 2024, apo mbi 21,500 hektarë më shumë”, citonte VV ministrin Peci./VoxKosova/

Weelnes