Active 2
02KOSOVËLAJME

Rrahje e dhunshme në veri, një person përfundon në spital

Një incident i dhunshëm është raportuar të ketë ndodhur të shtunen mbrëma në Leshak të Leposaviqit, ku një person dyshohet se ka sulmuar fizikisht një tjetër, nën ndikimin e alkoolit.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 13 dhjetor 2025, rreth orës 23:20, kur i dyshuari i ka bllokuar rrugën viktimës dhe më pas e ka sulmuar fizikisht.

Premium Store

Si pasojë e sulmit, viktima ka pësuar lëndime trupore, për të cilat ka pranuar tretman mjekësor. Gjendja e tij shëndetësore, sipas informatave zyrtare, nuk paraqet rrezik për jetën.

I dyshuari është shoqëruar dhe intervistuar nga autoritetet policore, ndërsa për rastin është njoftuar prokurori kompetent. Me vendim të tij, pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti do të trajtohet më tej nga organet e drejtësisë./Mitropol/

Weelnes