Viti i Ri afër, dikush vjedh mjete piroteknike në vlerë 1,500€ në një lokal në Mitrovicë

Një incident vjedhjeje është raportuar në orët e para të mëngjesit të së shtunës në Mitrovicë të Veriut, duke ngritur shqetësim tek pronarët e bizneseve në këtë pjesë të qytetit, shkruan Mitropol.
Sipas informatave zyrtare, rreth orës 00:14, ankuesi ka njoftuar policinë se persona të panjohur kanë depërtuar në lokalin e tij, nga ku kanë vjedhur mjete piroteknike me vlerë të përafërt rreth 1.500 euro.
Menjëherë pas raportimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, të cilat kanë nisur procedurat hetimore dhe kanë kryer ekzaminimet e nevojshme për të identifikuar të dyshuarit dhe për të sqaruar dinamikën e vjedhjes.
Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u trajtuar si vjedhje dhe se hetimet janë në zhvillim. Deri më tani nuk është raportuar për persona të arrestuar







