Medi
02KOSOVËLAJME

I gjendet arma pa leje gjatë kontrollit policor, arrestohet një burrë në Frashër të Mitrovicës

Një burrë është arrestuar pasditen e së premtes në lagjen Frashër të Mitrovicës së Jugut, nën dyshimin për posedim të paautorizuar të armës, shkruan Mitropol.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur më 3 janar 2026, rreth orës 15:15, kur gjatë një kontrolli rutinë policor, tek burri i dyshuar është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri e tipit pistoletë, si dhe dy fishekë.

Tripika

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar në lidhje me rastin. Me vendim të prokurorit të shtetit, pas intervistimit, ai është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa arma dhe municioni janë sekuestruar si prova materiale.

Hetimet lidhur me këtë rast janë duke vazhduar./Mitropol/

Dukato 1