
Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore si pasojë e një sulmi me thikë, i cili ka ndodhur në orët e para të së premtes në Leposaviq, shkruan Mitropol.
Policia njofton se rasti është raportuar më 3 janar 2026, rreth orës 01:25, pasi viktima ka kërkuar ndihmë mjekësore, duke deklaruar se ishte therrur me thikë nga dy burra të dyshuar.
Sipas mjekëve, viktima është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa i është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor. Të dyshuarit ndodhen ende në arrati dhe janë në kërkim nga njësitet policore.
Rasti është duke u hetuar dhe autoritetet janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve./Mitropol/








