Active 2
02KOSOVËLAJME

Sulm ndaj policisë në Veri, i dyshuari tentoi të ikte, i gjindet boks hekuri dhe thikë

Një incident serioz është shënuar të dielën në mëngjes në komunën e Zubin Potokut, ku një person është arrestuar pasi dyshohet se ka sulmuar një zyrtar policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, shkruan Mitropol.

Sipas informacioneve zyrtare, rreth orës 08:50, në një pikë kontrolli policore, personi i dyshuar ka sulmuar zyrtarin policor dhe më pas ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes. Reagimi i shpejtë i policisë ka bërë që i dyshuari të ndalohet dhe të vihet nën kontroll.

Medi

Gjatë kontrollit trupor, tek i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar një boks hekuri dhe një thikë. Këto prova materiale janë marrë nga policia dhe do të shërbejnë në procedurat e mëtejme hetimore.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, me të cilin, pas inicimit të procedurës penale, është vendosur që i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt, ndërkohë që hetimet për rastin vazhdojnë./Mitropol/

Weelnes