Medi
02KOSOVËLAJME

Trepça i ndalon hyrjen dhe shfrytëzimin e pronës në Mitrovicë, kompanisë së betonit që nuk pagoi qira

Trepça Sh.A. ka njoftuar se ka ndaluar hyrjen dhe çdo shfrytëzim të mëtejshëm të pronës ndaj operatorit ekonomik bentonjerkë, i cili nuk ka paguar qiranë dhe ka përdorur hapësirën më shumë se sa ishte e lejuar me marrëveshje.

Sipas përfundimit të kontratës dhe njoftimeve zyrtare të dërguara brenda afatit, nga data 6 janar 2026, prona është nën administrimin e plotë të Trepçës Sh.A. Çdo tentim për hyrje apo përdorim pa autorizim do të konsiderohet shkelje dhe do të trajtohet sipas ligjit.

Medi

Trepça Sh.A. ka deklaruar se do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për mbrojtjen e pronës së saj.

Koha