Kapet me 10 qese drogë në xhep në Mitrovicë – arrestohet i riu, sekuestrrohen mbi 11 gram substancë narkotike

Një rast posedimi të narkotikëve është zbuluar gjatë ditës së djeshme në Mitrovicë, ku Policia ka arrestuar një person të dyshuar pasi i janë gjetur disa qese me substancë narkotike.
Ngjarja ka ndodhur më 09.02.2026, rreth orës 12:30, në rrugën “Pajazit Boletini”, ku zyrtarët policor, gjatë kryerjes së detyrave policore, kanë hasur në personin e dyshuar L. I rreth 19 vjeç.
Gjatë kontrollit trupor, në xhepin e djathtë të xhaketës së tij janë gjetur 10 qese të vogla me substancë të dyshuar narkotike. I dyshuari është arrestuar menjëherë dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Në vendin e ngjarjes janë njoftuar njësia e hetimeve dhe krim-teknika, të cilat kanë bërë matjen e substancës së sekuestruar, që ka rezultuar me peshë totale 11 gram.
Pas konsultimit me Prokurorin kujdestar, është urdhëruar inicimi i rastit për veprën penale “Posedim i paautorizuar i substancave narkotike, psikotropike dhe analoge”, ndërsa i dyshuari pritet të intervistohet edhe nga Njësia e Antidrogës.
Hetimet janë në vazhdim dhe për procedurat e mëtejme pritet njoftim shtesë nga autoritetet kompetente./Sinjali/
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.








