Premium Store
02KOSOVËLAJME

Këta janë dy të arrestuarit të dyshuar për dhunim në Vushtrri

Një rast i rëndë dhunimi është raportuar gjatë orëve të para të mëngjesit në Vushtrri, ku një grua ka kërkuar ndihmë nga qytetarët dhe më pas nga Policia, pasi dyshohet se ishte dhunuar seksualisht.

Ngjarja ka ndodhur në intervalin kohor 24–25 shkurt 2026, në rrugën “Ismail Qemali”, përkatësisht në zonën e njohur si “Rrethi i Flamurit”.

Aurora Group

Siç mëson Sinjali, rreth orës 01:40, Policia është njoftuar se një femër, duke qarë, kishte dalë në rrugën nacionale në Vushtrri dhe kishte kërkuar që të thirrej Policia. Patrulla policore ka arritur në vendngjarje rreth orës 01:50.

Viktima ka deklaruar se ishte dhunuar seksualisht nga disa persona meshkuj. Ajo është dërguar menjëherë në repartin e emergjencës për ekzaminim dhe trajtim mjekësor.

Pas veprimeve fillestare hetimore, Policia ka arritur të lokalizojë dhe arrestojë dy persona të dyshuar në lokacione të ndryshme:

E.K rreth 24 vjeç dhe B.Ll rreth 28 vjeç.

Në cilësinë e dëshmitarëve janë intervistuar edhe dy persona.

Pas intervistimit të palëve dhe konsultimit me Prokurorin Kujdestar nga Departamenti për Krime të Rënda, ndaj dy të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Rasti është iniciuar si “Dhunim”, ndërsa hetimet po zhvillohen nga Njësia Rajonale e Hetimeve, në koordinim me Prokurorinë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Premium Store