Premium Store
02LAJME

Sulm në një lokal në Mitrovicë – e mitura mbyllet në tualet dhe shtyhet nga i dyshuari

Një incident shqetësues është regjistruar në Mitrovicën e Veriut, ku një e mitur dyshohet se është sulmuar brenda një lokali.

Siç mëson Sinjali, ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 29 marsit 2026, rreth orës 01:20, në rrugën “Lole Ribara”, në lokalin “Sindikat”.

Pellini

Sipas deklarimit të viktimës, ajo kishte shkuar në tualet, ku dyshohet se është përballur me të dyshuarin Dejan Vulovic, i cili fillimisht e ka fyer, më pas e ka shtyrë në pjesën e shpatullave dhe i ka mbyllur derën për disa minuta.

Gjatë këtij momenti, sipas saj, i dyshuari i është drejtuar me fjalë kërcënuese.

Rasti është raportuar në Polici, ndërsa në konsultim me Prokurorin e Shtetit është iniciuar si “Sulm”.

I dyshuari, i cili ka rezultuar të jetë nën ndikimin e alkoolit me 0.96 promil, është liruar dhe është udhëzuar të paraqitet në Stacionin Policor për intervistim.

Hetimet janë në vazhdim.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Premium Store