EKSKLUZIVE| Detaje të reja tronditëse për rastin në Vushtrri – pamjet filmike kapin punonjësin teknik gjersa puth vajzën 7 vjeçare, rrezikon 20 vite burg

Rasti i rëndë i dyshuar si sulm seksual ndaj një të miture në Vushtrri, rast ky për të cilin ka raportuar sot ekskluzivisht “Mitropol” ka marrë zhvillime të reja.
“Mitropol” ka siguruar detaje ekskluzive nga burime të sigurta.
Burime të “Mitropol” bëjnë të ditur se organet e drejtësisë i kanë caktuar të dyshuarit masën e paraburgimit prej 30 ditësh dhe tashmë kanë në posedim edhe pamje nga kamerat e sigurisë, të cilat dyshohet se dokumentojnë momentin kritik të ngjarjes. Në këto pamje, sipas të njëjtave burime, shihet i dyshuari duke e puthur viktimën e mitur.
Sipas informacioneve që “Mitropol” i ka siguruar ekskluzivisht, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në rrethana kur vajza 7-vjeçare ishte duke shkuar në shkollë dhe është përballur me qen endacakë që i janë vërsulur. Në atë moment, punëtori teknik i është afruar për ta ndihmuar dhe e ka larguar nga rreziku. Më pas, ata kanë ecur për një distancë të shkurtër së bashku, ku i dyshuari fillimisht është përkulur dhe e ka puthur viktimë 7 vjeçare në të dy faqet, e më pas edhe në buzë.
I njëjti, sipas burimeve, tashmë akuzohet për veprën penale “sulm seksual”, e cila sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës dënohet me burgim prej 10 deri në 20 vite.
Fillimisht, “Mitropol” kishte raportuar se rasti ishte denoncuar nga drejtori i një shkolle fillore në Vushtrri, i cili kishte njoftuar Policinë më 1 prill rreth orës 14:30, pasi dyshohej për ngacmim seksual ndaj një nxënëseje të klasës së dytë nga një punëtor teknik me inicialet I.A., i lindur në vitin 1992.
Pas raportimit të “Mitropol” dhe kontaktimit të Drejtorisë së Arsimit, ka reaguar edhe Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Vushtrrisë, Naile Bekteshi, e cila ka pohuar se rasti nuk ka ndodhur brenda ambienteve të shkollës.
“Rasti nuk ka ndodhur në shkollë. Jemi të informuar, unë si drejtoreshë e arsimit, jam informuar me datën 3 prill, për rastin që ndodhur me të 1. Rasti në fjalë, sipas të dhënave, drejtori që na u ka drejtuar Drejtorisë së Arsimit, punëtori teknik ka qenë i lirë atë ditë të punës, nuk ka qenë në marrëdhënie punë atë ditë hiç, ka marrë leje pushim, për atë ditë u kanë i liruar. Edhe rasti ka ndodhur, vajza duke shkuar në shkollë, sipas informacionit, mësuesja e ka vrejt nxënësen në shkollë që s’po nihet mirë edhe kanë diskutuar me të, pastaj e ka thirrë prindin, organet kompetente policinë rreth rastit, dhe tani rasti është dorëzu në organet kompetente”, ka thënë Bekteshi.
Tutje, ajo ka bërë të ditur se ndaj të dyshuarit tashmë janë ndërmarrë masa nga ana e Drejtorisë së Arsimit dhe se i njejti është pezulluar nga puna.
“Mitropol” nuk do të publikojë asnjë detaj që mund të çojë në identifikimin e viktimës apo të zbulojë identitetin e saj, përfshirë edhe emrin e shkollës, me qëllim të mbrojtjes së privatësisë dhe mirëqenies së të miturës.
Hetimet për këtë rast janë në vazhdim.
VËREJTJE: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë nga Gjykata.








