Aurora Group
KOSOVËLAJME

Tentoi të korruptojë policinë e Kosovës me 50€ për t’ia lënë gruan ta kaloj kufirin, “Policia” e lidh serbin në Bërnjak

Një rast i dhënies së ryshfetit është regjistruar të premten, më 3 prill 2026, rreth orës 11:05, në Pikën e Kalimit Kufitar në Bërnjak, ku një shtetas i Serbisë ka përfunduar në pranga pasi dyshohet se tentoi të korruptojë një zyrtar policor, njofton Mitropol.

Sipas raportit policor, serbi i dyshuar i ka ofruar ryshfet në vlerë prej 50 euro një zyrtari policor me qëllim që t’i mundësohej bashkëshortes së tij hyrja ilegale në territorin e Republikës së Kosovës.

Medi

Zyrtari policor ka refuzuar ofertën dhe rasti është trajtuar menjëherë sipas procedurave ligjore. Shuma e parave është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

I dyshuari është arrestuar në vendin e ngjarjes dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Autoritetet kompetente kanë nisur hetimet për të zbardhur të gjitha rrethanat e rastit, i cili është cilësuar si “dhënie e ryshfetit”./Mitropol/

Weelnes