Medi
02KOSOVËLAJME

Policia “e lidh” një serb në Veri, u fut ilegalisht nga Serbia në Kosovë

Një rast i kalimit të paautorizuar të kufirit është evidentuar mbrëmjen e së shtunës në fshatin Banjë të komunës së Zubin Potokut, njofton Mitropol.

Sipas raportit policor, më 11 prill 2026, rreth orës 19:58, njësitë policore gjatë patrullimit rutinë kanë vërejtur një person të dyshuar teksa po kalonte ilegalisht kufirin nga Serbia në territorin e Republikës së Kosovës. Reagimi i menjëhershëm i policisë ka bërë që i dyshuari të ndalohet në vendngjarje.

Tripika

Burimet bëjnë të ditur se bëhet fjalë për një burrë të dyshuar, shtetas i Serbisë, i cili pas ndalimit është shoqëruar në stacion policor për intervistim lidhur me rrethanat e rastit dhe mënyrën e hyrjes në territorin e Kosovës.

Pas procedurave fillestare dhe konsultimit me prokurorin kompetent, është marrë vendim që i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt, ndërsa rasti vazhdon të trajtohet nga organet përgjegjëse./Mitropol/

Weelnes