
Një qytetar nga Mitrovica është kafshuar nga qentë endacakë mbrëmjen e së shtunës rreth orës 21:00, para qendrës tregtare “Mall of Mitrovica”.
I lënduari është dërguar me urgjencë në Spitalin e Mitrovicës për trajtim mjekësor. Sipas tij, ai ka marrë vetëm terapi me antibiotikë, ndërsa ka shprehur dyshimin se nuk i është dhënë injeksion kundër infeksionit, pavarësisht se kishte katër plagë në trup, siç ka deklaruar për Jepi zë.

Ky rast i shtohet një sërë incidentesh të ngjashme në qytet, ku qytetarët po përballen me rrezikun nga qentë endacakë.








