Gruaja serbe raportoi rrejshëm se vazjën e mitur ia sulmoi një person, por kamerat zbulojnë të kundërtën, vajza e saj ishte sulmuesja

Një rast i raportuar fillimisht si sulm ndaj një të miture në Leposaviq ka rezultuar të jetë deklarim i rremë, pas verifikimeve të kryera nga organet e rendit, njofton Mitropol.
Sipas informacionit zyrtar, ngjarja ka ndodhur të shtunën, më 11 prill 2026, rreth orës 00:30, kur një grua, shtetase e Serbisë është paraqitur në stacion policor së bashku me vajzën e saj të mitur. Ajo ka deklaruar se vajza e saj ishte sulmuar nga një burrë.
Megjithatë, hetimet kanë marrë një drejtim tjetër. Pas analizimit të kamerave të sigurisë dhe verifikimit të rrethanave të raportuara, është konstatuar se pretendimi nuk qëndronte. Përkundrazi, sipas të dhënave të siguruara, vajza e mitur kishte qenë ajo që kishte sulmuar personin në fjalë.
Rasti është cilësuar si “deklarim i rremë”, ndërsa lidhur me këtë janë ndërmarrë veprimet procedurale përkatëse. Në konsultim me prokurorin kompetent, është vendosur që palët të lirohen dhe rasti të procedohet në mënyrë të rregullt./Mitropol/








