Pellini
02KOSOVËLAJME

Ky është 48 vjeçari nga Mitrovica që vdiq pasi ra nga banesa në lagjen “Ali Zeneli”

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në rrugën “Ali Zeneli” në Mitrovicë, në afërsi të pjesës së pasme të marketit “Kiper”, ku një person është gjetur pa shenja jete.

Sipas informacioneve fillestare, ekzistojnë dyshime se viktima mund të ketë rënë nga një lartësi e konsiderueshme, konkretisht nga një objekt banesor.

Weelnes

Burime të sigurta për “Mitropol” bëjnë të ditur se personi i ndjerë është Ilir Brahimi, 48 vjeçar me prejardhje nga fshati Koshtovë dhe se i njejti po banonte me qira i vetëm në objektin banesor nga i cili ka rënë poshtë.

Brahimi ishte punonjës i Restaurant “Ibri” në Koshtovë.

Në vendin e ngjarjes menjëherë rreth orës 05:00 të mëngjesit dalë njësitet policore dhe ekipet shëndetësore. Në momentin e arritjes së ekipeve, siç mëson ekskluzivisht “Mitropol”, pranë viktimës s’ishin askush nga familja.

Ndërkohë, nga Policia e Kosovës thanë për “Mitropol” se PK po kryen hetimin mbi vdekjen, gjersa Spitali i Mitrovicës konfirmoi se rasti është trajtuar nga Emergjenca e QKMF./Mitropol/

Koha