Trump tha se s’e do një pape që që mendon se Irani duhet të ketë armë bërthamore, reagon Papa Leo

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka reaguar ashpër ndaj Papa Leon XIV pas deklaratave të tij lidhur me konfliktin me Iranin.
Në një postim në rrjetin social “Truth Social”, Trump e ka cilësuar Papën si “të tmerrshëm për politikën e jashtme” dhe ka kundërshtuar thirrjet e tij për armëpushim dhe dialog. Reagimi i tij vjen pas kritikave të Papa Leon XIV, i cili kishte dënuar retorikën e ashpër të SHBA-së ndaj Iranit, duke e quajtur të papranueshme dhe të rrezikshme për stabilitetin ndërkombëtar.
E pas këtij komenti të Trump, ka reaguar Papa Leo, përcjell Mitropol.
Papa Leo XIV ka folur për gazetarët teksa ka deklaruar se nuk ka frikë nga administrata Trump dhe do të vazhdojë të flasë hapur pasi presidenti amerikan kritikoi komentet e tij mbi luftën me Iranin.
“Nuk do të hyj në debat. Gjërat që them nuk kanë për qëllim të sulmojnë askënd”, u tha Papa Leo gazetarëve në aeroplan teksa po udhëton drejt Algjerisë.
Ai tha se fton të gjithë njerëzit të kërkojnë mënyra për të ndërtuar ura paqeje dhe pajtimi. Ai shtoi se duhet të kërkojnë mënyra për të shmangur luftën sa herë që të jetë e mundur». Papa u zotua të vazhdojë me atë që beson se është misioni i Kishës në botën e sotme./Mitropol/








