Aurora Group
02KOSOVËLAJME

Ndalohet në Leposaviq 24 vjeçari serb që tentoi t’i fus 760 shishe alkool ilegalisht në Kosovë, i sekuestrohet vetura dhe mallrat

Një rast i kalimit të paautorizuar të kufirit është raportuar mbrëmjen e së enjtes në fshatin Postenje të Leposaviqit, ku një person dyshohet se ka hyrë ilegalisht në territorin e Republikës së Kosovës me një automjet të ngarkuar me mall ushqimor, njofton Mitropol.

Sipas njoftimit zyrtar, më 16 prill 2026, rreth orës 20:05, njësitë patrulluese të Njësisë për Ndërhyrje të Shpejtë (NjNSh) Veri, në kuadër të Departamentit për Kufi, kanë ndërhyrë në një rrugë ilegale ndërmjet fshatrave Beluqe-Rvatska në Leposaviq, ku kanë ndaluar një automjet të dyshimtë.

Premium Store

Automjeti drejtohej nga burri i dyshuar P. S. (2002), i cili ishte duke transportuar një sasi të konsiderueshme mallrash, konkretisht:

  • 38 pako me gjithsej 760 shishe pije alkoolike/birra
  • 2 pako pije
  • 2 pako korneta

Pas ndalimit, policia ka konstatuar se mallrat dyshohet të jenë futur në mënyrë të kundërligjshme në territorin e Kosovës, përmes rrugëve ilegale.

Me autorizim të prokurorit të shtetit, rasti është iniciuar si “kalim i paautorizuar i vijës kufitare”, ndërsa automjeti dhe mallrat janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor në Mitrovicë për procedura të mëtejshme nga Dogana e Kosovës.

I dyshuari është shoqëruar në polici dhe pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Ky zhvillim hedh më shumë dritë mbi rastin fillestar të raportuar në fshatin Postenje, duke e lidhur atë me një operacion më të gjerë policor kundër kontrabandës në zonën kufitare veriore./Mitropol/

Weelnes