Medi
02KOSOVËLAJME

Dy serbë tentojnë të futen ilegalisht me veturë nga Serbia në Kosovë, arrestohen nga Policia në Veri

Dy serbë janë ndaluar nga autoritetet policore pas një rasti të kalimit të paautorizuar të vijës kufitare në veri të vendit, njofton Mitropol.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:40, në fshatin Banjë të Zubin Potokut, ku sipas informacioneve zyrtare, dy burrat e dyshuar kanë hyrë në territorin e Republikës së Kosovës nga Serbia në mënyrë ilegale, duke përdorur një automjet.

Medi

Pas ndalimit, të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor, ku janë intervistuar nga organet kompetente lidhur me rrethanat e rastit.

Me vendim të prokurorit, pas përfundimit të procedurave fillestare, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti mbetet në hetim./Mitropol/

Pellini