Pellini
KOSOVËLAJME

Mbrëmë Qeveria Kurti e “kontrabandoi” në orë të vona emrin e ish-kandidatit të VV’së për deputet për bord të Agjencisë për Akreditim, akuzohej më herët për mashtrim

Qeveria Kurti 3 mbajti mbledhje elektronike në orë të vona, për ta marrë një vendim të vetëm. Miratimin e vendimit për t’ia propozuar Kuvendit ratifikimin e tre anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë. Në mesin e emrave ishte edhe ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Vela.

Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit, u bë e ditur se tre emrat, të cilët do t’i shkojnë kuvendit, janë: Driton Vela në fushën e shkencave mjekësore, Florim Gallopeni në shkencat humane dhe Shkurtë Bajgora nga radhët e studentëve, shkruan Insajderi.

Aurora Group

Driton Vela gjatë vitit 2019 i ishte bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje. Vetë subjekti politik e kishte prezantuar si përforcim.

“Driton Vela në VETËVENDOSJE!. Tash jemi edhe më të fortë e më të përgatitur. Ai është asistent në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës dhe specialist i mjekësisë interne. Definitivisht një profesionist i përkushtuar i profesorëve të gjeneratës së re me arritje të konfirmuara në fushën e shkencës. Dritoni e mori çmimin Shkencëtari i Vitit më 2018. Dhe botoi librin e çmuar nga fusha e mjekësisë – Fiziologjia e Sistemit Kardiovaskular. Shumë të gëzuar që do ta bëjmë së bashku rrugën e mbetur për ndryshimin e domosdoshëm të vendit tonë“, thuhej në njoftimin e VV’së më 2019-ën.

Vela kishte provuar fatin që të bëhet deputet në zgjedhjet e 2019-ës, megjithëse s’ia kishte dalë. Ai radhitej në mesin e më pak të votuarve, duke marrë vetëm 955 vota.

Driton Vela ishte emëruar më 2021-ën në Bordin Qendror për Shkollim Specialistik nga Ministria e Shëndetësisë.

Vela është i angazhuar edhe si asistent në Fakultetin e Mjekësisë. Ai më herët akuzohej nga kolegët për mashtrim. Profesoresha Hatixhe Latifi-Pupovci e kishte akuzuar se kishte gënjyer për doktoraturë dhe kishte thënë se “nuk e di se çka janë punimet shkencore”.

“Është autor i DY punimeve të publikuara në REVISTA PREDATORE të shtëpisë botuese Frontiers. Për këtë kam shkruar edhe në vitin 2019. Gënjen kur thotë se ka botuar librin e parë të Fiziologjisë. Nuk ka botuar librin e Fiziologjisë. Ka botuar libër një kapitull të vetëm të Fiziologjisë nga 12 kapituj sa ka lënda e Fiziologjisë. Manipulon kur thotë se recenzenti i tij është nga SHBA. Recenzenti i librit të tij është një ish-profesor i Fakultetit tonë, mik i babait të Driton Velës. Gënjen kur thotë se doktoratën e ka përfunduar në Shkup. Ai ka doktoruar në Universitetin e Prishtinës, ndërsa unë kam qenë kryetare e komisionit për mbrojten e doktoratës. Gënjen se punimi im është autoplagjiat. Të tillë nuk e konsideron shtëpia botuese e revistës Journal of Thyroid Research, përkundër dhjetëra e-mailave që i ka dërguar në adresë të shtëpisë botuese brenda një harku kohor 3-vjeçar. Përndryshe, punimi do të tërhiqej nga vet shtëpia botuese“, thuhej ndër të tjera në reagim të saj.

“Driton Vela nuk di çfarë janë hulumtimet shkencore, sepse në jetën e tij të bujshme “shkencore” ka bërë vetëm një hulumtim, atë të doktoratës. Nga 13 punime sa ka, vetëm dy janë punime origjinale (nga doktorata e tij), ndërsa 11 janë punime revyal“, përmbyllet reagimi i profesoreshës Latifi-Pupovci. /Insajderi.org/

Koha