Kajtazi, dje: Nëse nesër Prishtina nuk mbushet me mijëra protestues, atëherë po ia dorëzojmë shtetin diktatorit, Albin Kurti

Analisti Vehbi Kajtazi ka reaguar ashpër lidhur me situatën politike, duke paralajmëruar opozitën kundër dërgimit në Gjykatën Kushtetuese të zgjedhjes së presidentes, që sipas tij është bërë në mënyrë kundërkushtetuese.
Ai vlerëson se një veprim i tillë do t’i hapte rrugë Albin Kurti dhe Vetëvendosjes për të çuar vendin në zgjedhje gjatë verës.
Kajtazi gjithashtu bën thirrje për mobilizim qytetar, duke theksuar se mungesa e protestave masive do të nënkuptonte, sipas tij, dorëzim të shtetit.








