Premium Store
KOSOVËLAJME

Feride Rushiti: Edhe ndërkombëtarët më kanë kërkuar të kandidojë për presidente

Ish-kandidatja e VV-së për presidente njëherit edhe drejtoresha e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarave të Torturës, Feride Rushiti, doli mbrëmë në një konferencë për media pasi dështoi të zgjidhej në krye të shtetit.

Ajo tha se pranoi t’i futej kësaj gare duke besuar se është figurë unifikuese që do të ndihmonte në zgjidhjen e ngërçit aktual politik.

Weelnes

Rushiti ndër tjera shtoi se kërkesa për këtë kandidim i ka ardhur nga shumë qytetarë, por edhe nga faktori ndërkombëtar, e së fundmi nga kryeministri Kurti.

“Kërkesa për presidente të vendit më ka ardhë nga shumë qytetarë, anëtarë të shoqërisë civile, së fundmi po ashtu nga faktorë ndërkombëtare e po ashtu nga kryeministri Kurti, duke besu se dalja ime në skenë paraqet një figurë unifikuese. E kam marrë këtë kandidimin me përgjegjësi të plotë si një person që është kërkuar jo vetëm nga kryeministri Kurti por edhe nga partitë opozitare që të jem person plotësisht i pavarur, apartiak dhe nga shoqëria civile. Ky kandidim nuk ka qenë ambicie as aspiratë për person, e as për pushtet, por për të ndihmuar në zgjidhjen e ngërçit”, tha Rushiti.

Weelnes