
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk u deklarua se çka folën në takimin bashkë me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe anëtarët e kësaj partie, shkruan Mitropol.
“Kafe mes miqsh”, tha shkurt Osmani për media.
Por, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), i është përgjigjur mediave pas takimit me ish-presidenten Vjosa Osmani.
Abdixhiku pa dhënë detaje për përmbajtjen e bisedës, tha se ishte takim mes dy miqve, dhe nuk ishte takimi i parë e as i fundit.
Ai tha se shumë shpejt do të ketë edhe lajme të mira.
“Darkë miqësore mes dy miqve, as e para as e fundit dhe shumë shpejt do vijmë me lajme të mira”, tha Abdixhiku./Mitropol/








