
Sot janë bërë 27 vite që kur xhamia më e vjetër në Mitrovicë ishte rënuar, njofton Mitropol.
Xhamia e Ibrit ishte xhamia më e vjetër në Mitrovicë, e ndërtuar në vitin 1873, dhe u dogj nga forcat serbe në fund të muajit prill.
Ajo pastaj është rrafshuar tërësisht më 2 maj të vitit 1999.
Ndryshe, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në fushatë e zgjedhjeve të fundit kishte premtuar rindërtimin e xhamisë së Ibrit gjatë mandatit të tij në një fjalim që mbajti në palestrën “Minatori”./Mitropol/








